Sport Ndërkombëtar

Liverpooli i fortë për Leeds United

Liverpooli shënon firoren e radhës

Liverpooli ka arkëtuar pikë të plota në udhëtim ndaj Leeds United.

“The Reds” kanë fituar me rezultat 0-3, duke qëndruar në hap Chelsean dhe Manchester Unitedin në “luftën” për vendin e parë, transmeton Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Mohamed Salah në minutën e 20-të, ndërsa u asistua nga Trent Alexander Arnold.

Për Salah, ky ishte goli i tij I 100-të në Premierligë, kurse për Arnold ishte asistimi i 35-të, një më shumë se sa Cristiano Ronaldo.

Goli i dytë u realizua nga Fabinho, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sadio Mane i cili u asistua nga Thiago Alcantara.

Pas këtij takimi, Liverpooli gjendet në vendin e tretë në tabelë me dhjetë pikë, njëjtë sa kanë Chelsea dhe Unitedi që gjenden në pozitën e dytë

Në anën tjetër, Leeds gjendet në pozitën e 17-të me vetëm dy pikë./Shqip.com

https://twitter.com/ifast222/status/1437081881602834436?s=20
Goli i shënuar nga Salah
Goli i shënuar nga Mane