“Liverpooli gozhdohet nga çekanët”

West Ham United po vazhdon të dhurojë spektakël në Premierligë.
Londinezët kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-2, duke ia prishur ecurinë prej 25 ndeshjeve pa humbje, shkruan Shqip.com.
Ishin vendasit që kaluan në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, pas një gabimi të bërë nga portieri i mysafirëve, Alisson Backer. Madje ky gol u regjistrua në emrin e “gardianit” brazilian.
Por, “The Reds” nuk u dorëzuan lehtë dhe e barazuan rezultatin në minutën e 41-të, ndërsa golashënues ishte Trent-Alexander Arnold.
Rezultati pas 45 minutave lojë ishte 1-1, ndërsa, pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë.
Kur po zhvillohej minuta e 67-të, Fornals e dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve për ta kaluar edhe njëherë West Ham-in në epërsi.
Ndërsa, shtatë minuta më pas, radha për të shënuar i erdhi edhe Kourt Zouma-s që ia dha goditjen e fundit Liverpoolit.
Deri në fund të ndeshjes, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Kloop, arriti që të shënonte edhe njëherë, me anë të Origit, por nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur disfatën.
Me këtë fitore, West Ham United ngritet në vendin e tretë në Premierligë, me 23 pikë.
Kurse Liverpooli, zbret në vendin e katërt me një pikë më pak./Shqip.com