Sport Ndërkombëtar

Liverpooli futet në garë me PSG-në për Milan Skriniar

Gjiganti anglez Liverpool synon transfere në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp është e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, raportojnë mediat në Itali, shkruan Shqip.com.

Ky i fundit do të jetë lojtar i lirë në verën e vitit 2023, pasi do t’i skadojë kontrata me Interin

Mbrojtësi 27-vjeçar i Sllovakisë do të jetë i lirë të negociojë marrëveshje para-kontrate me klubet nga janari e tutje, nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re me Interin.

Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është interesuar për mbrojtësin e klubit italian.

/Shqip.com