Sport Ndërkombëtar

Liverpooli fiton në udhëtim te Leeds

Liverpooli e ka demoluar Leeds United në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier, pasi ka shënuar fitore 6-1.

Pas 35 minutash lojë, golin e parë për The Reds e shënoi Cody Gakpo, kur u asistua prej Trent Alexander-Arndol.

Pas katër minutash erdhi edhe goli i dytë për Liverpoolit, me Mohamed Salah që ishte realizuesi, ndërsa Diogo Jota asistoi.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Leeds United, pasi ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1 me anë të Luis Sinisterra (47’).

Diogo Jota e qetësoi Jurgen Kloppin, kur shfrytëzoi një asistim nga Curtij Jones në minutën e 52-të për 3-1.

Për 4-1 u përkujdes Mohamed Salah (64’) që tre minuta më parë kishte një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, ndërsa ishte i dyti i tij në këtë takim.

Për golin e pestë tek të kuqtë edhe një herë  në listën e realiztatorëve u rikthye Jota (74’), por që ata nuk u ndalën me kaq.

Liverpooli shënoi për 6-1  me anë të Darwin Nunez në minutën  90-të me një asistim të Alexander-Arnold.

Pas javës së 31-të, Liverpooli gjendet në vendin e tetë me 47 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do të ketë punë me Nottinghamin.

/Shqip.com