Liverpooli e transferon talentin 19-të vjeçar të Fulhamit

Paraqitjet e tij me Fulhamin nuk kaluan pa u vërejtur.
Fabio Carvalho është futbollisti më i ri që i është bashkuar skuadrës së Liverpoolit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e skuadrës angleze.
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Fabio Carvalho do t’i bashkohet klubit këtë verë. Sulmuesi 19-vjeçar do të përfundojë zyrtarisht kalimin te Reds më 1 korrik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Teksa, kontrata dhe detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.
Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulhamit në elitën e futbollit anglez.
Ai shënoi dhjetë gola dhe asistoi tetë herë në 36 ndeshje të zhvilluara, ndërsa skuadra e Marco Silva fitoi titullin kampion.
Fabio është i lindur në Lisbonë, Portugalië, teksa në në Fulham e djersiti fanelën 44 herë në total.