Sport Ndërkombëtar

Liverpooli e “rrëmben” vendin e dytë në Premierligë

Liverpooli shënon fitore ndaj Southamptonit

Southamptoni është skuadra e radhës që u deklasua nga Liverpooli.

“The Reds” kanë triumfuar me rezultat 4-0, duke i dhënë vulë formës së lartë nëpër të cilën po kalojnë.

Pas vetëm dy minutave lojë, ishte Diogo Jota që e tundi rrjetën dhe e kaloi skuadrën vendase në epërsi.

Sulmuesi portugez shënoi edhe një herë, në minutën e 32-të, për të dyfishuar epërsinë. Asistues kësaj radhes ishte Mohamed Salah.

Image
Festimi i Diogo Jota-s

Ndërsa, për Jota-n, ky ishte goli i shtatë këtë sezonë në Premierligë, krahas tre asistimeve.

Se Liverpooli ishte superior në çdo aspekt, e tregoi edhe goli i shënuar nga Thiago Alcantara, vetëm pesë minuta më pas.

Mesfushori spanjoll është duke kaluar momente të mira që kur është rikthyer nga lëndimi dhe ky ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit.

Goli i shënuar nga Thiago Alcantara

Për eipolugun përfundimtar të takimit u përkujdes, Virgil Van Dijk me golin e realizuar në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ngritet në pozitën e dytë në Premierligë, me 28 pikë.

Një pikë më pak se Chelsea që është lidere, por londinezët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com