Sport Ndërkombëtar

Liverpooli e pret sot Chelsean

Liverpooli dhe Chelsea do të përballen sot, në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.

Ky derbi nuk i gjen skuadrat ashtu siç jemi mësuar t’i shohim; në formë dhe duke luftuar për kreun e tabelës.

Sidoqoftë, edhe tani pikët vlejnë shumë për të dy skuadrat në objektivet e tyre.

Liverpooli synon të rikthehet te fitorja, pas humbjes 3:0 që e pësoi në udhëtim kundër Brightonit javën e kaluar.

Ndërsa, Chelsea, që u kthye te fitorja javën e kaluar duke mposhtur Crystal Palacen 1:0, synon të vazhdojë me këtë ecuri.

“Të Kuqtë” janë në pozitën e nëntë, kurse “Blutë” në të dhjetën. Të dy skuadrat kanë nga 28 pikë.

Derbi Liverpool – Chelsea do të zhvillohet nga ora 13:30, në “Anfield”.

/Shqip.com