Liverpooli dhe Ajaxi e sigurojnë kualifikimin tutje

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e zhvilluara sonte në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli ka triumfuar ndaj Atletcos, PSG-ja triumfoi ndaj Lepzigut, kurse. Ajaxi e mposhi Dortmundin në udhëtim, shkruan Shqip.com.
Në “Anfield Road”, skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp, triumfoi ndaj madrilienëve me rezultat të pastër, 2-0.
Golin e parë në këtë takim e shënoi, Diogo Jota, ndërsa për të dyfishuar epërsinë u përkujdes, Sadio Mane.
Në të dyja golat, asistues ishte, Alexander Arnold.
Me këtë fitore, anglezët mbesin lider në Grupin B, me 12 pikë dhe kualifikohen në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Në anën tjetër, Atletico mbetet në pozitën e pestë.
Kurse, në Gjermani PSG-ja barzoi në udhëtim ndaj Leipzg-ut, me rezultat 2-2.
Të dyja golat për parisienët u shënuan nga Wijnaldum.
Në takimin tjetër të zhvilluar në Gjermani, Ajaxi fitoi ndaj Dortmundit me rezultat 1-3 dhe e siguroi kulaifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Manchester City 4-1 Club Brugge
Sporting CP 4-0 Besiktas
FC Sheriff 1-3 Inter /Shqip.com