Sport Ndërkombëtar

Liverpool transferon talentin e Fulham

Fabio Carvalho është talenti që po mahnit Championshipin anglez.

Ai është pjesë e Fulham që gjendet në pozitën e parë dhe është në rrugë të sigurt për Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

Liverpool ka arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin ofanziv dhe klubin e tij, raporton Fabrizio Romano.

“The Reds” do të paguajë 5 milion eruo për shërbimet e tij deri në vitin 2027, ndërsa 2,5 të tjera janë në formë shtesash

Në kontratë do të përfshihet edhe klauzola e shitjes, që do të mundësonte londinezët të përfitojnë një shumë të caktuar nga transferet e tij të ardhshme.

19 vjeçari nuk do të huazohet siç ishte folur gjatë muajit janar, përkundrazi duket se Klopp do t’i japë mundësi të luftojë për një vend në formacion.

Portugezi ka 31 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat për “The Cottagers”, duke shënuar tetë gola dhe dhuruar shtatë asiste.

Ai ishte pjesë e Kombëtares angleze U18, por tani luan për Portugalinë U21. /Shqip.com