Sport Ndërkombëtar

Liverpool tërhiqet nga gara për Ricen

Declan Rice

Shumë skuadra po e monitorojnë Declan Ricen si target për afatin e verës.

Por, Liverpool nuk do t’i vihet pas 23 vjeçarit nga radhët e West Ham, raporton ‘Goal‘.

Arsyeja duket të jetë çmimi i lartë i vendosur nga londinezët, pavarësisht faktit që Jurgen Klopp i “The Reds” është një admirues i tij.

Declan Rice kundër Liverpool

Klube nga Premier Liga si Chelsea dhe Manchester United janë konkurentët kryesorë për të marrë shërbiet e reprezentuesit të Anglisë.

Vlera e mesfushorit aktualisht është 75 milion euro sipas ‘transfermarkt‘.

Këtë sezon ai ka një gol dhe ka dhuruar katër asiste për bashkëlojtarët e tij tek “The Hummers” në elitën e futbollit anglez. /Shqip.com