Sport Ndërkombëtar

Liverpool sfidon Real Madridin për Tchouamenin

Aurelien Tchouameni është ndër talentët më të vlerësuar në botën e futbollit aktualisht.

Francezi i ri ka zënë vend në ekipin e Monacos dhe është startues i padiskutueshëm për trajnerin Philippe Clement.

22 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve europiane, përfshi Real Madridin dhe Liverpoolin, me këta të fundit që po tentojnë të kapin talentin nga madrilenët, raporton “Goal”.

Tchouameni për Kombëtaren e Francës

“Los Blancos” ishin të parët që kishin interesim serioz për të, por tani edhe klubi anglez ka hapur bisedimet rreth një lëvizje të tij në Premierligë.

Ekipi i udhëhequr nga Klopp ka nevojë për një mesfushor të ri për të adhmen, pasi lojtarët si Henderson që është në plakje dhe Keita që nuk është konsistent shkaku i lëndimeve – nuk garanojnë shumë.

Teksa, përveç ligës franceze, mesfushori ka arritur të bëjë performanca të mira edhe me Kombëtaren e Francës.

Tchouameni, Monaco

Ai po ashtu është i dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare me klubin, përkatësisht në Europa Ligë ku pati paraqitje mbresëlënëse me topat e fituar në mesfushë.

Ish-lojari i Bordeaux ka kontratë me AS Monacon deri në qershor të vitit 2024.

Vlera e tij në treg kap shifrën e 40 milion eurove, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com