Sport Ndërkombëtar

Liverpool pas sulmuesit Gapko

Liverpooli po përflitet se mund ta transferojë njërin prej yjeve të Kupës së Botës “Katari 2022”.

Bëhet fjalë për sulmuesit e krahut te Holanda, Cody Gakpo, i cilu aktualisht luan te PSV Eindhoven.

Në një intervistë për ueb-faqen Soccer News, gazetari i mirënjohur Gianluca Di Marzio, ka zbuluar se Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë dy klubet favoritet për ta marrë 23-vjeçarin.

Përpos me Tulipanët, Gakpo sivjet po shkëlqen edhe lë ligën elitare holandeze, Eredivisie, dhe është pritur që ta ketë një kampanjë të mirë në Botëror.

/Shqip.com