Sport Ndërkombëtar

Liverpool “mbretërit” e rikthimit

Liverpool është njëra nga skuadrat që ka një rekord të mirë edhe në ndeshjet që është, duke i humbur.

“The Reds” janë skuadra që ka fituar më së shumti pikë në Premier League nga një pozicion humbës.

Ata kanë arritur që në 14 raste të rikthenin rezultatin edhe pse ishin duke u mposhtur nga kundërshtarët.

Liverpool janë duke luftuar për titull në elitën e futbollit anglez, por bënë një hap të madh prapa pas barazimit me Tottenhamin.

Ata gjenden në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Jurgen Klopp ka një rekord fantastik ku në 36 ndeshje ka 26 fitore, tetë barazime dhe vetëm dy humbje.

Liverpool po ashtu ka shënuar 89 gola, që është sulmi më i mirë në ligë së bashku me Manchester Cityn.

Ata po ashtu kanë edhe një nga mbrojtjet më të mira me vetëm 24 gola të pësuar.

Salah dhe Klopp

Mohamed Salah është po ashtu golashënuesi edhe asistuesi më i mirë në Premier League./Shqip.com