Sport Ndërkombëtar

Liverpool i gatshëm të paguajë shumën e majme për Tchouamenin

Interesimi i Liverpool për të nuk kishte munguar.

Por, kësaj radhe ka diçka më konkrete nga ekipi anglez.

“The Reds” po punojnë në transferimin e mesfushorit të talentuar, sipas asaj që raporton Football Insider.

Aurelien Tchouameni, Monaco

Aurelien Tchouameni ka bërë për vete një numër të skuadrave të mëdha evropiane dhe në këtë verë pritet të ndryshojë skuadër.

Monaco tashmë ka bërë të ditur se 75 milionë euro do të mjaftojnë që ata të lënë lojtarin të largohet nga skuadra.

Liverpooli është i gatshëm që të ofrojë një shumë të hollave dhe një lojtarë si pjesë e marrëveshjes.

Në garë për transferimin e 22-vjeçarit janë edhe skuadra si Real Madrid, PSG, Chelsea dhe Manchester United.

Aurelien Tchouameni, Franca

Vlera e tij në treg është 40 milionë euro, sipas “transfermarkt”.

Francezi këtë sezon ka bërë 48 paraqitje për provincialët në të gjitha kompeticionet, duke regjistuar pesë gola dhe dy asiste. /Shqip.com