Sport Ndërkombëtar

Liverpool fiton bindshëm, presion rivalëve për zonën Champions (VIDEO)

Liverpool e ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Premier League, pasi sonte mposhti me shifrat 3-0  Leicester. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp shënuan dy gola në harkun e tre minutave (33 dhe 36) me anë të të njëjtit autor, Curtis Jones.

Për sulmuesin e ri ishte dygolëshi i parë me fanellën e Liverpool, ndërsa në pjesën e dytë, “The Reds” menaxhuan më së miri avantazhin dhe energjitë duke e mbajtur Leicester larg portës së mbrojtur nga Allison derisa gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Trent Alexander-Arnold.

 Anësori realizoi një gol fantastik nga një goditje dënimi e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Iversen.

Pas këtij suksesi, Liverpool mban gjallë shpresat për zonën Champions teksa Manchester United dhe Newcastle janë vetëm një pikë më shumë se “Të Kuqtë”, por me skuadrën e Klopp që ka një ndeshje më shumë se dy ekipet e sipërpërmendura.

/Shqip.com