Sport Ndërkombëtar

Liverpool dhe Aston Villa të “fiksuar” pas dy talenteve të Ath. Bilbao

Athletic Bilbao me shumë mundësi do të rikthehet në një “supermarket” gjatë meraktos së verës.

Nico Williams dhe Oihan Sancet janë dy prej lojtarëve që janë vendosur në fokusin e disa klubeve angleze dhe me shumë mundësi mund të largohen gjatë verës.

Për shërbimet e Nico-s interesohet Liverpool, me “The Red” të cilët kanë nisur kontaktet e para, ndërsa Sancet ka përfunduar në “radarin” e Aston Villa.

Williams, sulmuesi 20-vjeçari ka bërë shumë mirë te Bilbao dhe Liverpool kërkon ta transferojë pasi beson te aftësitë e spanjollit që në këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asist.

Në krahun tjetër, Aston Villa do të provojë të bindë të transferojë Oihan Sancet, me 22-vjeçarin i cili shihet gjithashtu si një nga lojtarët më premtues, ndërsa deri më tani ka shënuar 7 gola në 20 ndeshje, duke ruajtur ritmin e edicionit të kaluar dhe duket se është gati për të një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

/Shqip.com