Sport Ndërkombëtar

Liverpool bën goditjen 70-milionëshe

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tashmë në Angli janë të sigurt. Alexis Mac Allister në sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Liverpoolit. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe sipas asaj që raporton Mirror, Brighton do të marrë 70 milionë funte.

Mac Allister ishte një nga protagonistët e fitores së Argjentinës në Kupën e Botës në fund të vitit 2022 dhe menjëherë pas suksesit në Katar, u ndez interesi i shumë klubeve, përfshirë Juventusin, por në fund Liverpooli e ka mposhtur konkurrencën dhe do të prezantojë lojtarin në fund të sezonit.

Klopp ka nevojë për një revolucion, sidomos në mefushë dhe do të nisë nga argjentinasi.

Liverpool kishte provuar më parë me Bellingham por zgjedhja e anglezit për të shkuar te Real Madrid i ndryshoi planet.

/Shqip.com