Sport Ndërkombëtar

Liverpool-Atletico Madrid, shumë ndryshime në formacionet zyrtare

Publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare, në kryendeshjen e sontme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madrid.

Jurgen Klopp ka vendosur që t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar, shkruan Shqip.com.

I rikthyer në 11-shën startuese është Oxlade-Chamberlain, i cili sonte do te këtë detyra më sulmuese, kurse në mesfushë ka filluar edhe Fabinho.

Nga minuta e parë do të luajë edhe Diogo Jotta, ndërsa Roberto Firminho mbetet në bankën rezervë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "VERROOL UEFA CHAMPIONS LEAGUE LIVERPOO VS EST-1892 ALISSON ALEXANDER-ARNOLD MATIP VAN DIJK TSIMIKAS FABINHO HENDERSON OXLADE-CHAMBERLAIN MANE SALAH JOTA STOS ORIGI, PHILLIPS, WILLIAMS, MORTON ADRIAN, KELLEHER, KONATE, THIAGO, FIRMINO, MINAMINO, ROBERTSON,"
Formacioni startues i Liverpoolit

Në anën tjetër, Diego Simeone ka vendosur që të vazhdojë me sistëmin e njëjtë të lojës, 4-4-2.

Trajneri argjenitans në këtë takim është pa Lodin, i cili është i lënduar dhe në vend të tij është inkudruar Hermoso.

Kurse, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Milanit, nuk është i gatshëm për lojë, Antonie Griezzman.

Në qendër të sulmit, së bashku do të laujnë Joao Felix dhe Luis Suarez.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti
Formacioni startues i Atletico Madrid

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Liverpooli është lider në Grupin B, me nëntë pikë, pas tre ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, madrilienët, janë në vendin e tretë, me katër pikë në ndeshjen e sonte, i duhet të fitojnë patjetër./Shqip.com