Kandidati i VV-së për Ferizaj: Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve

Valon Ramadani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, ka thënë se “pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve”. Ai ishe i  shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirjeta. “Pak minuta mjaftojnë që secili ta japë vendimin e vet për të ardhmen e Komunës”. “Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve, sepse pa … Continued

Tolaj: Zgjedhjet janë shembull tipik që njerëzit të mësohen me pandeminë

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve është “shembulli më tipik që njerëzit duhet të mësohen edhe me pandeminë COVID-19”. Sipas tij, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet njerëzimi, jeta nuk duhet të ndalet. “Prandaj do të kemi nevojë për aktivitete të përditshme dhe për ato që do të jenë … Continued

Gjini: Kërkoj nga qytetarët të votojnë dhe ta shprehin vullnetin lirshëm

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe kandidat për një mandat tjetër, Ardian Gjini, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të gjithë në zgjedhje për ta shprehur vullnetin lirshëm, përcjell Shqip.com. Pasi kreu obligimin e tij për të votuar në zgjedhjet lokale, Gjini tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme dhe presin verdiktin e … Continued

Haxhiu nuk mund ta votojë bashkëshortin e saj në Malishevë, pasi është e regjistruar në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka votuar në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë – ndërkaq bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi është kandidat për kryetar të Malishevës. Çifti ka votuar ndaras të shoqëruar nga nënat e tyre dhe të dytë kanë postuar foto me to. “Votuam”, ka shkruar shkurt Haxhiu në Facebook. Ndërsa, kandidati i Lëvizjes … Continued

Votojnë Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar në komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka shfrytëzuar të drejtën e tij si qytetar i Republikës së Kosovës për të votuar. Ai ka falenderuar qytetarët e Gjilanit për interesim dhe pjesëmarrje në zgjedhje, teksa ka uruar që kjo ditë të përfundojë mirë, ashtu siq ka filluar, përcjellë … Continued

Mandl i kënaqur me mbarëvajtjen: S’ka parregullsi të mëdha

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl, thotë se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe. Mandl në një prononcim për EO tha se gjithçka është duke shkuar mirë dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht të votojnë. Ai njoftoi se në këtë proces, misioni i vëzhgimit … Continued

Voton Haskuka: Sot një ditë e bukur, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shfrytëzuar të drejtën e tij si qytetar i Republikës së Kosovës, për të votuar për zgjedhjet lokale që mbahen sot për kryetarë komunash dhe kuvende komunale. Pas ka përfunduar obligimin e tij qytetar, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit dhe të komunave të … Continued

Ndalohet një person në Suharekë, pengoi procesin e votimit duke thyer dritën fluoreshente

Një person është ndaluar në Komunën e Suharekës me urdhër të prokurorit të Shtetit, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”, njofton Shqip.com. Siç bëhet e ditur në njoftimin nga Prokuroria e Shtetit, i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluorshente. “Me … Continued

KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në ora 11:00 është 8,24%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje lokale është 8,21 për qind. Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se përqindja më e madhe është në Mitrovicën e Veriut me 30.96%, ose 5.486 votues. Ndërsa Prizreni është komuna me më së paku votues, me 6.16% … Continued

Voton Agim Bahtiri, thotë se është dhe do të jetë kryetari i ardhshëm

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka votuar, duke shtuar se “është kryetari aktual dhe i ardhshëm Mitrovicës”. “Qytetaret duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi janë zgjedhje të rëndësishme”, ka thënë Bahtiri. Atë e ka shoqëruar bashkëshortja e tij. Por, atij i ra në tokë fletëvotimi para se ta hidhte në … Continued