Ndalohet një person në Suharekë, pengoi procesin e votimit duke thyer dritën fluoreshente

Një person është ndaluar në Komunën e Suharekës me urdhër të prokurorit të Shtetit, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin nga Prokuroria e Shtetit, i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluorshente.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim. /Shqip.com