Voton Agim Bahtiri, thotë se është dhe do të jetë kryetari i ardhshëm
Publikuar:
(17.10.2021 11:36:10)
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka votuar, duke shtuar se “është kryetari aktual dhe i ardhshëm Mitrovicës”.
“Qytetaret duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi janë zgjedhje të rëndësishme”, ka thënë Bahtiri.
Atë e ka shoqëruar bashkëshortja e tij.
Por, atij i ra në tokë fletëvotimi para se ta hidhte në kuti.
Pak më herët ka votuar edhe kundër-kandidati i tij, Bedri Hamza.