Voton Haskuka: Sot një ditë e bukur, qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shfrytëzuar të drejtën e tij si qytetar i Republikës së Kosovës, për të votuar për zgjedhjet lokale që mbahen sot për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Pas ka përfunduar obligimin e tij qytetar, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit dhe të komunave të tjera të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur ata që duan t’i qeverisin.
“Sot një ditë e bukur dhe temperaturat janë të mira, prandaj ftoj qytetarët e Prizrenit dhe të komunave tjera të dalin e të votojnë, të përdorin të drejtën e tyre për të zgjedhur se kë e duan për të qeverisur”, është shprehur Haskuka, njëherësh kryetar aktual i Prizrenit.
Ai ka votuar në shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi” në Prizren.