Haxhiu nuk mund ta votojë bashkëshortin e saj në Malishevë, pasi është e regjistruar në Prishtinë
Publikuar:
(17.10.2021 12:08:34)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka votuar në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë – ndërkaq bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi është kandidat për kryetar të Malishevës.
Çifti ka votuar ndaras të shoqëruar nga nënat e tyre dhe të dytë kanë postuar foto me to.
“Votuam”, ka shkruar shkurt Haxhiu në Facebook.
Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës ka shkruar për votën e tij i shoqëruar nga nëna.
“Nëna më ka përcjellur në ditën time të parë në shkollë si nxënës”, thotë ai.