Tolaj: Zgjedhjet janë shembull tipik që njerëzit të mësohen me pandeminë

Infektologu Ilir Tolaj

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve është “shembulli më tipik që njerëzit duhet të mësohen edhe me pandeminë COVID-19”.

Sipas tij, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet njerëzimi, jeta nuk duhet të ndalet.

“Prandaj do të kemi nevojë për aktivitete të përditshme dhe për ato që do të jenë konfirmim i demokracisë në një vend, pra mundësisë së qytetarët të zgjedhin liderët e tyre”, është shprehur Tolaj në RTV21.

Ndër të tjera, ka thënë se këto zgjedhje janë shumë më lehtë të pranueshme sesa ato parapraket.

Kjo pasi siç ka thënë, qytetarët dhe institucionet janë mësuar me pandeminë.

“Kanë marrë leksione nga zgjedhjet e kaluara dhe mënoj se janë më koshient për veprimet e tyre që mund të kenë ndikim negativ në ecurinë e pandemisë”

“Siç po shoh se përkundër që gjatë fushatës ka pasur tubime ku nuk janë respektuar masat, sido që të jetë situata ka qenë më e kontrolluar se sa në zgjedhjet e kaluara”.

Sot, e diel, në 38 komuna të Kosovës është duke u zhvilluar procesi i zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Kosova mban zgjedhjet e dyta, në nivel kombëtar, në kohë pandemie.