Gjini: Kërkoj nga qytetarët të votojnë dhe ta shprehin vullnetin lirshëm

Kryetari i Gjakovës dhe kandidati për një mandat tjetër

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe kandidat për një mandat tjetër, Ardian Gjini, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të gjithë në zgjedhje për ta shprehur vullnetin lirshëm, përcjell Shqip.com.

Pasi kreu obligimin e tij për të votuar në zgjedhjet lokale, Gjini tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme dhe presin verdiktin e qytetarëve.

“Ajo që ju them është që në këtë ditë të mirë është me rëndësi që secil qytetar nga çdo cep i komunës të dalin të votojnë  ta shpreh vullnetin lirshëm. Ne kemi punuar jemi munduar por sot është dita e qytetarëve.

Ata duhet të dalin të votojnë të gjithë, i madh e i vogël, të gjithë ata që kanë të drejtë vote. Është një ditë e jashtëzakonshme të gjithë po i kryjmë punët tona e presim verdiktin e qytetarëve”, tha Gjini.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë duke u mbajtur të dielën në Kosovë, ku të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe ende nuk është shënuar ndonjë incident që pengon procesin zgjedhor.