Votojnë Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni

RADIO STAR GJILAN
Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar në komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka shfrytëzuar të drejtën e tij si qytetar i Republikës së Kosovës për të votuar.

Ai ka falenderuar qytetarët e Gjilanit për interesim dhe pjesëmarrje në zgjedhje, teksa ka uruar që kjo ditë të përfundojë mirë, ashtu siq ka filluar, përcjellë Shqip.com.

“Uroj që kjo ditë e mbarë të përfundojë ashtu siq ka filluar.Kryetarët e Gjilanit kanë treguar gjithmonë sjellje dhe interesim për pjesëmarrje në zgjedhje. Uroj që procesi i votimit të jetë i qetë dhe secili qytetar të dalë të votojë, të shprehin bindjen e vet dhe të përcaktojnë katër vitet e ardhshme për mandatin qeverisës.

Uroj që çdo qyetar të shfrytëzoj këtë rast dhe falenderoj të gjithë këtë interesim të bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë. Kjo na bën të ndihemi të vlerësuar në përgjithsëri”, u shpreh Haziri

Të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.

Hyseni, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë dhe ta përcaktojnë fatin e tyre, përcjellë Shqip.com.

“Unë sapo e përfundova obligimin tim si qytetar i Republikës, për të votuar. Për të shfrytëzuar të drejtën dhe për të përcaktuar fatin dhe të ardhmen time, e me këtë edhe të familjes. Në anën tjetër, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve për ta shfrytëzuar këtë të drejte të garantuar dhe kushtetuese. Në mënyrë që bashkërisht të përcaktojmë të ardhmen e qytetit tonë dhe të ardhmen e vendit”, ka thnë ai.

Ai po ashtu ka falenderuar të gjithë vouesit për maturinë dhe pjekurinë politike të treguar gjatë fushatës zgjedhore.