Aliu: Ministria e Mjedisit është duke bërë hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat. Kjo është bërë e ditur nga ministri Liburn Aliu, i cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Pas reshjeve të pa ndërprera dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga … Continued

Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Situatë më e rënduar në rajonin e Dukagjinit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente. Sipas AME, situata është më e rënduar në rajonin e Dukagjinit. “Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe Drejtorit Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , situata më e renduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku kemi dëmi të … Continued

Komuna e Vushtrisë merr vendim për Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente

Vërshimet si pasojë e reshjeve të shumta, kanë shkaktuar vështirësi edhe në Komunën e Vushtrrisë. Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, për të përballuar situatën e krijuar nga vërshimet ka nxjerrë vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente. “Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhemi, kam nxjerr vendim për: Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim … Continued

Ganijaj: Jemi duke bërë ndërhyrjet e nevojshme  për kalimin e kësaj situate

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në vend, kanë shkaktuar vështirësi në disa komuna. Drejtori për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim, Demokrat Ganijaj, ka njoftuar se në Komunën e Junikut situata është nën kontroll. “Si pasojë e reshjeve te mëdha qe kishim mbrëmë dhe sot gjatë ditës patëm vërshime ne disa … Continued

Hidrodrini: Situata pas vërshimeve mbetet nën kontroll

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Hidrodrini”, po përcjell nga afër situatën e krijuar. ‘Hidrodrini’, ka njoftuar se është në mbikëqyrje në komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik. “Në të gjitha burimet ka klorinim të nevojshëm dhe vëzhgim të gjendjes pandërprerë. Në … Continued

Si pasojë e vërshimeve në Istog, nesër ndërpritet mësimi në disa shkolla

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, Komuna e Istogut ka njoftuar se nuk do të mbahet mësim të hënën në disa shkolla. “Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehët … Continued

Pas vërshimeve, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se pas situatës të krijuar nga vërshimet, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Pejë(QRSHP), janë në monitorim të vazhdueshëm. Sipas njoftimit, IKShP dhe QRShP janë në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm edhe me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë “Bazuar … Continued

Hyseni: Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë masa për evitimin e dëmeve nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se komuna ka ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se preventiva e kujdesi evitojnë vërshimet. “Në kohën kur një pjesë e madhe e vendit po përballet me vërshime, si institucione kemi ndërmarrë … Continued

Sveçla: Zona e Dukagjinit më shumë dëme nga vërshimet

eshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në pothuajse shumë komuna të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zona e Dukagjinit ka pësuar më shumë dëme nga vërshimet. “Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç ‘rast konfirmohet se në zonën … Continued

Durmishi: Situata e krijuar nga vërshimet është e menaxhueshme

Reshjet e të dielës kanë shkaktuar vërshime të mëdha në shumë qytete të Kosovës. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se situata e krijuar është e menaxhueshme. “Situata e krijuar me vërshimet është e menaxhueshme. Jemi të gjithë në teren institucione lokale e qendrore. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që ta kalojmë … Continued