Komuna e Vushtrisë merr vendim për Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente

Vërshimet si pasojë e reshjeve të shumta, kanë shkaktuar vështirësi edhe në Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, për të përballuar situatën e krijuar nga vërshimet ka nxjerrë vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente.

“Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhemi, kam nxjerr vendim për: Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

Në vendim kërkohet nga Kryetarët e fshatrave dhe lagjeve urbane të rrezikuara nga vërshimet, që të jenë vigjilent dhe të përcjellin situatën në terren, për të ndërmarrë masa të duhura për tejkalimin e situatës.

Po ashtu sipas vendimit, u bëhet thirrje bizneseve që në rast nevoje të marrin masa për evakuim të familjarëve, të mirave materiale si dhe vendosjen e tyre në vende të sigurta.

Vendimi ka hyrë në fuqi të dielën