Pas vërshimeve, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se pas situatës të krijuar nga vërshimet, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Pejë(QRSHP), janë në monitorim të vazhdueshëm.

Sipas njoftimit, IKShP dhe QRShP janë në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm edhe me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë

“Bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit dhe atë kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut”, thuhet në njoftim.

IKShPK, rekomandon që uji para përdorimit të vlohet si dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.