Hyseni: Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë masa për evitimin e dëmeve nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se komuna ka ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se preventiva e kujdesi evitojnë vërshimet.

“Në kohën kur një pjesë e madhe e vendit po përballet me vërshime, si institucione kemi ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga to. Në verën e këtij viti kemi pastruar shtretërit e lumenjve dhe pikat që kanë paraqitur rreziqe. Ndërkohë edhe sot, gjatë gjithë ditës, ishim në terren për të ndërmarrë veprime parandaluese që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë dhe me sa më pak dëme”, ka shkruar ai.

Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit

Tutje, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo vështirësi të kontaktonjnë Qendrat Operative Emergjente.

Vërshime të mëdha të pasur në Pejë, Istog, Skenderaj, Podujevë, Mitrovicë e Malishevë.