Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Situatë më e rënduar në rajonin e Dukagjinit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente.

Sipas AME, situata është më e rënduar në rajonin e Dukagjinit.

“Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe Drejtorit Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , situata më e renduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku kemi dëmi të ndryshme nga vërshimet. Situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Operative Emergjente të AME-se”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, të vërshuara nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët, janë edhe regjionet tjera të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim nga QOE-112.

“Në bazë të vlerësimit dhe në koordinim të ngushtë me Drejtorit komunal përkatëse (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ), AME-ja ka ngrit nivelin e gatishmërisë si në vijim: Ngritja e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim.

Përballë kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, AME, bëri thirje ndaj qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.