Si pasojë e vërshimeve, fshatrat në Vushtri pa ujë të pijshëm

Reshjet e mëdha të shiut kanë lënë pa ujë të pijshëm disa fshatra në Vushtri. Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, është dëmtuar gypi kryesor furnizues. “Si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues, pa ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Nedakoc, Sfaraqak, Pestovë, Novosellë, Lum i Madh, Stanofc  Epërm  dhe Stanofc i … Continued

Bulliqi: Gjendja në disa fshatra nuk është aq stabile

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se reshjet e pandërprera po e vështirësojnë situatën në disa fshatra. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facevook tha se në fshatrat: Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull, është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e … Continued

“Hidrodrini”, apel për qytetarët e Istogut, Klinës e Deçanit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Pejë, “Hidrodrini”, ka njoftuar se po përcjell situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, si pasojë e reshjeve që po vazhdojnë. “Hidrodrini”, ka bërë apel ndaj qytetarëvë, që të kenë kujdes në konsumimin e ujit nëse vërejnë turbullira. “Bëhet thirrje që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira … Continued

Vërshime edhe në Skenderaj, gjëndja më e rëndë në këto fshatra

Reshjet e shiut që filluan mbrëmjen e së shtunës kaluar kanë shkaktuar vërshime edhe në qytetin e Skenderajt. Sipas njoftimit, nga Komuna e Skenderajt, gjendja më e rëndë ishte në fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Kllodernicë. “Qysh në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës Fadil Nura bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Alban Shala … Continued

Muhaxheri: Situata në Pejë pas vërshimeve është e menaxhueshme

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se situata në Pejë pas vërshimeve është e menaxhueshme. Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, tha se ekipet kompetente janë në gjendje gatishmërie, për të përmirësuar situatën. “Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të … Continued

Kastrati: Po bëjmë të pamundurën që rrugët të jenë të kalueshme në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, pas vërshimeve që ndodhën gjatë ditës së diel në vend, ka dal në terren për të parë nga afër gjendjen me të cilën po përballet qytetarët pas reshjeve të shumta të shiut. Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se po bëjnë të pamundurën që … Continued

Hamza: Komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka dal në teren për të parë nga afër gjendjen me të cilën po përballet qytetarët e Mitrovicës pas reshjeve të shumta të shiut. Hamza nga tereni ka bërë të ditur se Komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj … Continued

Ramosaj: Gjendje e rënduar në Deçan, ura e fshatit Vranoc i Vogël është e pakalushme

Pas reshjeve të shumta të shiut, edhe Komuna e Deçanit është përballur më vërshime të mëdha. Lidhur më këtë gjendje, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se gjendja në Deçan është e rënduar. “Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës … Continued

Ferati: Për momentin gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka thënë se në qytetin e Istogut është e menagjushme dhe rrugët janë në qarkullim. “Reshjet mëdha qe pasuan natën e mbrëmshme, si dhe sot gjatë ditës shkaktuan vërshime në shumë zona si në: Qytetin e Istogut, Vrellë, Studenicë, Orroberdë, Kaliqan, Baicë, Lluga/Llukafc, Tomoc, Prigodë, Drejë, Shushicë, Kërrninë. … Continued

Mehaj: FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për secilën situtatë emergjente. “Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme … Continued