Ganijaj: Jemi duke bërë ndërhyrjet e nevojshme  për kalimin e kësaj situate

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në vend, kanë shkaktuar vështirësi në disa komuna.

Drejtori për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim, Demokrat Ganijaj, ka njoftuar se në Komunën e Junikut situata është nën kontroll.

“Si pasojë e reshjeve te mëdha qe kishim mbrëmë dhe sot gjatë ditës patëm vërshime ne disa lagje të komunës sonë, dëmtimin në disa pjese te shtratit te Lumit Erenik si dhe shëmbje dhe rrëshqitje të dheut për gjatë rrugës Junik-Gjeravice. Jemi në teren që nga orët e hershme të mëngjesit duke  bërë ndërhyrjet e nevojshme  për kalimin e kësaj situate”, ka shkruar ai.

Ai tha se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përveç asaj në drejtim te Gjeravicës.