Si pasojë e vërshimeve në Istog, nesër ndërpritet mësimi në disa shkolla

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, Komuna e Istogut ka njoftuar se nuk do të mbahet mësim të hënën në disa shkolla.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehët mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh”, thuhet në njoftim.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në Pejë, Podujevë, Malishevë, Mitrovicë, Vushtri, Skenderaj.