Aliu: Ministria e Mjedisit është duke bërë hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat.

Kjo është bërë e ditur nga ministri Liburn Aliu, i cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas reshjeve të pa ndërprera dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë dal në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë vizituar rrjedhjet lumore në komunën e Rahovecit, dhe sipas analizës në terren, rezultateve nga stacionet hidrometeorologjike, inçizimeve dhe matjeve, gjendja e rrezikshmërisë nga vërshimet në këtë zonë nuk është alarmante”, thuhet në njoftim.

Sipas Aliut, Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet, po bëhen në mënyrë që në situata të tilla vendi të jetë më i përgatitur, dhe të përmirësojë kapacitetet parandaluese dhe reaguese.

Po ashtu, Aliu ka njoftuar se të hënën do të vizitojë komunën e Pejës, Mitrovicës e Istogut.