Blinken do të vizitojë Izraelin dhe Jordaninë të premten

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Izraelin dhe Jordaninë të premten. Uashingtoni e raportoi atë. Burime diplomatike turke kanë bërë të ditur se shefi i diplomacisë amerikane do të jetë në Ankara të dielën.

Scholz thirrje Netanyahut: Është e rëndësishme të mbrohen civilët në Gaza

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli sërish sot në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kreu i qeverisë gjermane “rikonfirmoi solidaritetin e palëkundur të Gjermanisë me Izraelin” dhe gjithashtu “nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe ofrimit të ndihmës humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës”. Kështu thuhet në një deklaratë nga Kancelaria gjermane.

OKB: Bombardimi në Jabalia mund të konsiderohet krim lufte nga Izraeli

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) vlerësoi të mërkurën se bombardimi i Izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë në Jabalia, në Rripin e Gazës, “mund të përbëjë krime lufte”. “Duke marrë parasysh numrin e madh të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit për shkak të sulmeve ajrore izraelite në kampin … Continued

Dëshmitarët: Trupat izraelite janë në jug të qytetit të Gazës

Në jug të qytetit të Gazës, trupat izraelite po përpiqen të ndërpresin qarkullimin në autostradën kryesore dhe rrugën paralele përgjatë bregut të Mesdheut. Disa dëshmitarë e raportojnë këtë, sipas The Guardian.Zaki Abdel-Hay, një banor i zonës, tha për Associated Press se njerëzit kanë frikë të shkojnë atje. “Njerëzit janë shumë të frikësuar. Tanket izraelite janë … Continued

Plani i Izraelit dhe joshja për Egjiptin, banorët e Gazës të dëbohen në Gadishullin e Sinait

Izraeli ka një plan real për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare, sipas Tel Avivit, të konfliktit me palestinezët e Gazës. Izraeli do të ishte i gatshëm të propozonte anulimin, nëpërmjet Bankës Botërore, të një pjese të borxhit të Egjiptit për të nxitur qeverinë e Al-Sisit të mirëpresë palestinezët që ikin nga Gaza në Sinai. Këtë e … Continued

Kili dhe Kolumbia tërheqin ambasadorët e tyre nga Izraeli. Bolivia prish marrëdhëniet diplomatike

Të tre e Amerikës së Jugut vendet akuzojnë Izraelin se ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen humanitare duke kryer sulme në Rripin e Gazës. “Kam vendosur të tërheq ambasadorin tonë në Izrael. Nëse Izraeli nuk ndalon masakrën e popullit palestinez, ne nuk mund të qëndrojmë atje”, tha presidenti kolumbian Gustavo Petro. Edhe Kili ka marrë … Continued

Egjipti vendos dhjetëra tanke në kufirin me Gazën

Egjipti ka vendosur dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara pranë pikës së kontrollit Rafah në kufirin me Rripin e Gazës. Kështu shkruan Ria Novosti, duke cituar gazetën The Times of Israel e cila flet për një dislokim të automjeteve të rënda për shkak të frikës së Kajros nga një fluks i mundshëm i dhjetëra mijëra … Continued

Mediat amerikane: Blinken viziton Izraelin të premten

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të jetë në Izrael të premten. Mediat amerikane konfirmojnë vizitën. Ato shtojnë se Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë. Vizita e Blinken vjen në një moment kur luftimet mes Izraelit dhe Hamasit janë intensifikuar pas inkursionit tokësor në Gaza nga trupat … Continued

Izraeli merr përsipër sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza

Izraeli ka marrë përsipër sulmin në kampin e refugjatëve në Gaza, ku vdiqën të paktë 47 civilë, shkruan BBC. Zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari tha se ushtria izraelite arriti të marrë kontrollin e një bastioni të Hamasit në Jabaliya perëndimore, ndërsa neutralizoi komandantin e Hamasit, Ibrahim Biari. Sipas IDF, Biari ishte komandanti i batalionit qendror … Continued

Borrell: Dënoj sulmet e Izraelit në Bregun Perëndimor

Diplomati i Bashkimi Evropian, Joseph Borrell shprehu shqetësim të madh për sulmet e izraelitëve kundër palestinezëve, të cilat ai i dënoi me vendosmëri. Pas një sërë kontaktesh me diplomatët më të lartë të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë, Borrell përsëri bëri thirrje për një pauzë humanitare në luftë, shkruan Al Jazeera. Sulmet nga kolonët në … Continued