OKB: Bombardimi në Jabalia mund të konsiderohet krim lufte nga Izraeli
Publikuar:
(01.11.2023 21:34:23)

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) vlerësoi të mërkurën se bombardimi i Izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë në Jabalia, në Rripin e Gazës, “mund të përbëjë krime lufte”. “Duke marrë parasysh numrin e madh të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit për shkak të sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, ne besojmë seriozisht se këto janë sulme joproporcionale që mund të konsiderohen krime lufte”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së në X.