Mediat amerikane: Blinken viziton Izraelin të premten
Publikuar:
(01.11.2023 01:35:35)
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të jetë në Izrael të premten. Mediat amerikane konfirmojnë vizitën. Ato shtojnë se Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë. Vizita e Blinken vjen në një moment kur luftimet mes Izraelit dhe Hamasit janë intensifikuar pas inkursionit tokësor në Gaza nga trupat izraelite.