Plani i Izraelit dhe joshja për Egjiptin, banorët e Gazës të dëbohen në Gadishullin e Sinait

Izraeli ka një plan real për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare, sipas Tel Avivit, të konfliktit me palestinezët e Gazës. Izraeli do të ishte i gatshëm të propozonte anulimin, nëpërmjet Bankës Botërore, të një pjese të borxhit të Egjiptit për të nxitur qeverinë e Al-Sisit të mirëpresë palestinezët që ikin nga Gaza në Sinai. Këtë e raporton faqja e internetit Ynet. Por Abdel Fatah al-Sisi doli kundër këtij plani dhe bëri një kundërpropozim që Izraeli të transferonte palestinezët nga Gaza në Negev.