Scholz thirrje Netanyahut: Është e rëndësishme të mbrohen civilët në Gaza

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli sërish sot në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kreu i qeverisë gjermane “rikonfirmoi solidaritetin e palëkundur të Gjermanisë me Izraelin” dhe gjithashtu “nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe ofrimit të ndihmës humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës”. Kështu thuhet në një deklaratë nga Kancelaria gjermane.