Turqia do e ndalojë kalimin e anijeve ruse nga Deti e Zi, thotë Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskky, ka thënë që Turqia do i ndalojë anijet luftarake ruse të kalojnë nga Deti e Zi. “E falënderoj mikun tim Presidentin Erdogan dhe njerëzit e Turqisë për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse nga Deti i Zi dhe mbështetja e fuqishme njerëzore dhe ushtarake për ne është … Continued

Hungaria nuk do të bllokojë sanksionet kundër Rusisë, duke përfshirë edhe SWIFT

Hungaria nuk do të bllokojë asnjë sanksion kundër Rusisë, përfshirë sistemin global të pagesave SWIFT , tha të shtunën në një deklaratë Ministri i Jashtëm Péter Szijjártó. Szijjártó iu përgjigj pretendimeve të fundit se Hungaria do të kundërshtonte sanksionet kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.  “Jam i pikëlluar dhe i tronditur kur shoh se disa përfaqësues të politikës … Continued

Hakerat rusë i bashkohen sulmit kibernetik ndaj Ukrainës: E bëjmë për argëtim

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, vendi ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike pothuajse të vazhdueshme, për të cilat fajësohet gjerësisht Rusia. Por sulmuesit nuk po punojnë të gjithë për Kremlinin. Një grup hakerësh vigjilentë rusë “patriotë” kanë thënë se e bëjnë këtë për argëtim në kohën e tyre të lirë, duke u kënaqur … Continued

Kryeministrja e Estonisë: Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar fqinjit baltik, Letonisë. Kallas, përmes një postimi në Tëiiter u ka kërkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian të ndjekin të njëjtin shembull. “Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e saj. … Continued

Kievi vendos shtetrrethim nga ora 17:00

Kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e ka shpallur një shtetrrethim që do fillojë nga ora 17:00 deri të dielën në ora 08:00. Ai në Twitter ka shkruar se të gjithë qytetarët që qëndrojnë në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit rus, raporton BBC. Kjo masë e … Continued

Franca kap një anije mallrash ruse

Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut. Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer. “Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e … Continued

Rusia kërcënon mediat lokale për mbulimin e luftës në Ukrainë

Rregulluesi i komunikimit rus Roskomnadzor ka paralajmëruar 10 media lokale që do ta kufizojë qasjen në publikimet e tyre përveç nëse ndalen së shpërndari çka quan informacion i rremë, përfshirë referencat ndaj operacionit ushtarak në Ukrainë si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”. Në letrat e dërguara këtyre mediave, mbikëqyrësi tha që ankohet për të … Continued

OKB thotë se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas janë larguar që nga e enjtja

Zëvendës Komisionerja e Lartë për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara, Kelly Clements, i tha CNN se deri në 4 milionë njerëz mund të përpiqen të kalojnë kufijtë ndërsa kriza në Ukrainë vazhdon. Duke folur për Michael Holmes të CNN të shtunën në mëngjes nga kryeqyteti zviceran Gjenevë, Clements tha se njerëzit duhej të merrnin “vendime … Continued

Ministri i Jashtëm i Ukrainës bën thirrje për embargo globale ndaj naftës ruse

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, po i bën thirrje botës që të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar ruse. Dmytro përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kievi i ka mbijetuar edhe një nate tjetër nën sulmet nga forcat tokësore ruse. “Unë i kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, embargoja e … Continued

Banorja e Kievit strehohet në banjën e saj ndërsa luftimet kanë arritur në rrugët e kryeqytetit

Olga jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, zona e qytetit që është në lindje të Dnieper.  Djali i saj i vogël, Vadim po fle në banjë këto ditë, vendi më i sigurt në apartament, shkruan CNN. “Unë ulem pranë tij dhe e përkëdhel kur ai nuk është i kënaqur me diçka në … Continued