Rusia kërcënon mediat lokale për mbulimin e luftës në Ukrainë

Mediat në Rusi

Rregulluesi i komunikimit rus Roskomnadzor ka paralajmëruar 10 media lokale që do ta kufizojë qasjen në publikimet e tyre përveç nëse ndalen së shpërndari çka quan informacion i rremë, përfshirë referencat ndaj operacionit ushtarak në Ukrainë si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.

Në letrat e dërguara këtyre mediave, mbikëqyrësi tha që ankohet për të dyshuarin “informacion të rremë” që ato kanë publiku rreth bombardimit të qyteteve ukrainase dhe vdekjes së civilëve të shkaktuar nga forcat e armatosura ruse, raporton CNN.

Mediat e njoftuara janë: Echo of Moscow, InoSMI, Mediazona, New Times, TV Rain, Svobodnaya Pressa, Krym, Realii, Novaya Gazeta, Zhurnalist and Lenizdat.

Redaktori i Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, fitoi Çmimin Nobel për paqe në vitin 2021. Disa nga këto media janë vlerësuar nga autoritetet ruse si agjentë të huaj.

“Përveç nëse informacioni i lartcekur i pasaktë hiqet, qasja në këto burime do të kufizohet”, tha mbikëqyrësi në një komunikatë të shtunën, duke njoftuan për një hulumtim në këto media.

“Roskomnadzor rekomandon fuqishëm që zyrat e redaksisë së medave, para publikimit të materialeve në pajtim me Artikullin 49 të Ligjit të Mediave Masive, të vërtetojnë vërtetësinë e tyre”, tha mbikëqyrësi. “Ne theksojmë që informacion i saktë dhe i verifikuar është në dispozicion vetëm në burime ruse të informacionit.”