Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po bën thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”, shkruan BBC.

Ai po ashtu shton se “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”.

Zelensky bën gjithashtu – thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.

Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo”.