(VIDEO)-Zejnullahu refuzon të përgjigjet nëse foshnja e gruas së vrarë, mund të shpëtohej

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, nuk ka komentuar vrasjen e shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë.

Deri sa ishte duke dal nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, ajo është pyetur nga gazetarët lidhur me këtë por që e njejta ka refuzuar të jap ndonjë përgjigje.

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e personit që dyshohet se vrau 35 vjeçaren në QKUK.

Sipas raportimeve, vetura është gjetur në Shtime në parkun “Ahmet Shtimja”.

Sipas njoftimit nga Gjykata më datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.

I dyshuari, përkatësisht ish-bashkëshorti i saj, ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët. I njëjti ndodhet ende në arrati.