Ukraina lë të kuptohet se ka përparim – në bisedimet për armëpushim me Rusinë

Ndërsa bisedimet e paqes midis Moskës dhe Kievit fillojnë këtë mëngjes, zyrtarë të lartë ukrainas kanë përshkruar formën që po marrin negociatat, shkruan BBC.

Ihor Zhovkva, i cili është zëvendës shefi i zyrës për Presidentin Zelensky, i tha BBC-së se ai beson se pozicioni i Moskës është më konstruktiv tani sesa ka qenë më parë.

“Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe ose t’i kërkojnë Ukrainës të kapitullojë, ata tani duket se fillojnë negociatat konstruktive,” tha ai për Radio 4’s Today.

Teksa, në komente të veçanta të postuara në Twitter, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se raundi i katërt i bisedimeve do të fokusohet në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Podolyak përsëriti qëndrimin e Ukrainës se negociatorët e saj do të refuzojnë të fillojnë të diskutojnë formën e marrëdhënieve të ardhshme me Rusinë derisa Moska të pranojë fillimisht një armëpushim të menjëhershëm.