Tetë të vrarë në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk

Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kreu rajonal, Serhiy Haidai, shkruan BBC.

Në një postim në Telegram, ai tha se gjashtë persona vdiqën kur qytetet Hirske dhe Zolote u bombarduan të shtunën.

Më vete, dy persona – të dyja gra – u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, i cili u godit disa ditë më parë.

Haidai thotë gjithashtu se një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se tani ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev./Shqip.com