Sveçla publikon fotot e policit të plagosur në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policor afër Ujmanit, duke shpërndarë fotografitë e policit Ekrem Nezirit, pas sulmit ndaj tij më 8 dhjetor.

Kjo ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që kishte deklaruar se zyrtari policor është lëndaur nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

“Sulmet ndaj zyreve të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit. Për këtë ka edhe pamje (fotot bashkëngjitur), edhe dëshmitarë nga KFOR që kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe ka edhe raport mjekësor që e dëshmon këtë”, ka shkruar Sveçla.

Lexo edhe:
Mësohet identiteti i policit të plagosur në Zveçan

Sipas tij, presidenti serb, po vazhdon të propagandoj, në mungesë të çdo preteksti e arsyetimi për veprimet kriminale të grupeve që ai i dirigjon.

Policia e Kosovës asnjëherë të vetme nuk ka terrorizuar apo sulmuar asnjë qytetar, aq më pak për shkak të përkatësisë etnike. E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq kanë shtënë për t’i eliminuar zyrtarët tanë policor si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë. Propaganda e tij më nuk gjenë adresë, askund”, thekson Sveçla.

Lexo edhe:
Përfundon operacioni i policit të plagosur, gjendja e tij është stabile

Tutje, ai ka shkruar se “Ne do të vazhdojmë dhe do të qëndrojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim e për shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale që dirigjon propaganduesi Vuçiq dhe jo vetëm”.