SPAK: Qeveria t’i procedojë pagat për mësimdhënësit, qëndrojmë krah SBASHK-ut

Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Administratës sē Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës procedimin e pagave për mësimdhënësit.

Përmes një komunikate për meda, SPAK-u krahas procedimit të pagave ka kërkuar nga Qeveria që të ulët me sindikatat dhe të diskutoj për kërkesat e tyre.

“Sindikatë e Pavarur e Administratës së Kosovës,  kërkon nga Qeveria e Kosovës qe sa me parë të i procedoj pagat e sektorit të arsimit dhe njëkohësisht kërkon që urgjentisht të ulet me sindikatat që ti diskutoj kërkesat të cilat janë po aq të drejta por edhe ligjore”, thuhet në komunikatën e SPAK-ut.

Sipas SPAK-ut, ndalja e pagës është shkelej ligjore si dhe mision i Qeverisë është shkatërrimi i sindikatave.

“Ndalja e pagës është shkelje ligjore tani me e thëne nga te gjithë por s’mjafton kjo e fatkeqësisht shkelëse e ligjit behet vet Qeverisë e cila ne rrethana normale do duhej te jetë zbatuese e drejt dhe transparente e ligjeve, por siç shihet kjo Qeveri ka për mision shkatërrimin sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë dhe të menduarit ndryshe, kjo tendencë është e rrezikshme dhe duhet distancuar nga kjo formë e të menduarit dhe vepruarit nga kjo qeveri”.

Tutje, SPAK-u mosprocedimin e pagave për sektorin e arsimit e quan të rrezikshëm dhe tendencioz.

“SPAK, është e shqetësuar lidhur mos procedimin e pagave për te punësuarit ne arsim nga ana e qeveris se Kosove, ketë veprim te Qeveris e konsiderojmë tepër te rrezikshëm dhe tendencë për frikësim, shantazh dhe Diskriminim te drejt për drejt ne raport me te punësuarit tjerë”.

Megjithatë, ata shprehen se do të qëndrojnë fuqishëm përkrah Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se komunat nuk kanë dërguar të dhënat për arsimin parauniversitar në Ministrinë e Financave.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se mosekzekutimi i pagave ka ndodhur për shkak se nuk janë dërguar të gjitha të dhënat.

“Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, shkroi Nagavci.

Ndërsa, lidhur me orët e humbura, Nagavci tha se sot do të publikohet Kalendari i rishikuar për vitin 22 duke premtuar se rezultatet në arsim do të  përmirësohen.

Ministrja e arsimit tha se kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.

Opozita në Kosovë e ka quajtur si jo të drejtë vendimin për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Muratit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe nëse nuk ekzekutohen pagat atëherë do të mbledhin fonde për t’i paguar mësimdhënësit.

Kujtojmë se po bëhen shtatë vjet që kur Kosova ka punësuar nëpër ministri punëtorë nga komuniteti serb.

Por, që nga ajo koha asnjë nga ta nuk del në punë, e për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro.

 Për këtë ekipi i emisionit n ‘Shënjestër ka biseduar me ta për t’i parë arsyet e mos daljes në punë.

 Në fund, faji del të jetë krejt institucional, të cilët pavarësisht se i din problemet nuk ndërmarrim hapa për zgjidhjen e tyre. Përgjegjësit e tyre, nuk japin arsye për mungesën e reagimit.

Megjithatë, problem për institucionet që po shprehin vullnet t’i angazhojnë po ju del të jetë kualifikimi i tyre arsimor.