Sipas autoriteteve ukrainase më shumë se 2000 civilë të vrarë

Autoritetet ukrainase kanë thënë se më shumë se 2,000 civilë janë vrarë deri më tani në pushtimin rus, i cili filloi gati një javë më parë.

Dhjetë shpëtimtarë ishin vrarë gjithashtu, tha Shërbimi i Emergjencave.

Ekipet e shpëtimit kanë shuar më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe kanë çaktivizuan 416 eksplozivë.

Gjatë shtatë ditëve të luftës, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte, raporton BBC.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase deri tani janë vrarë 5 mijë e 840 ushtarë rusë. Janë shkatërruar 30 aeroplanë luftarak, 30 helikopterë,  211 tankse, 862 mjete të blinduara. Si dhe janë shkatërruar 85 sisteme artilerisë, 355 automjete, 40 MLRS granatahedhës si dhe 60 mjete të karburanteve.