Si pasojë e vërshimeve, fshatrat në Vushtri pa ujë të pijshëm

Reshjet e mëdha të shiut kanë lënë pa ujë të pijshëm disa fshatra në Vushtri.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, është dëmtuar gypi kryesor furnizues.

“Si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues, pa ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Nedakoc, Sfaraqak, Pestovë, Novosellë, Lum i Madh, Stanofc  Epërm  dhe Stanofc i Ulët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit, riparimi i gypit të dëmtuar parashihet të filloj nesër në mëngjes si dhe pritet që deri në orët e pasdites të rikthehet furnizim me ujë të pijes për këto fshatra.